Futboll Sport

“SUPER LEAGUE” NUK KA DËSHTUAR/ Takim sekret mes tre presidentëve të klubeve, zbulohet strategjia

Super Liga e Europës nuk ka dështuar. Plani i Florentino Perezit vazhdon ende në jetë dhe gjatë kësaj kohe ka pasur lëvizje të shumta dhe takime për të ideuar ndryshimet në botën e futbollit.

Përpara disa ditësh ka pasur një takim mes Florentino Perezit, Andrea Anjelit dhe Joan Laportës për të diskutuar mes tyre se çfarë do të ndodhë dhe qasjen për të bindur të tjerët se futbolli ka nevojë për ndryshim. Biseda kryesore mes tyre ka qenë në lidhje me publicitetin që duhet bërë dhe gjetjen e mbështetjes nga aktorë të tjerë përreth futbollit, por jo vetëm.

Tre “bosët” e disa prej skuadrave më të rëndësishme në Europë duan që të gjejnë mbështetje edhe në aspektin politik, shoqëror dhe ekonomik. Gjithashtu, kërkojnë nga mediat që të ndihmojnë për përhapjen e duhur të mesazhit që ka kjo lëvizje sportive.

Related posts

TRIUMFOJNË NDAJ CARDIFFIT/ Dyshja e sulmit jep fitoren “Topçinjve”

Delo.autor

Dani Alves kujton përmbysjen 6-1: Në Champions jemi ekip i virgjër…

F.autor

SINJAL I MIRË PËR “PANZERAT”? Gjermani-Paraguaji do të gjykohet nga një mik i vjetër

F.autor

Leave a Comment