Futboll Sport

“TOKIO 2020″/ Brazili shpallet kampion olimpik në futboll

Brazili e ka përsëritur suksesin e para pesë viteve kur në Lojërat Olimpike të Rios fitoi medaljen e artë.

Brazilianët në finalen e futbollit në Lojërat Olimpike të Tokyos e fitoi përsëri medaljen e artë, duke e mposhtur në finale Spanjën me rezultat 2:1.

90 minutat përfunduan pa fitues 1:1, teksa vazhdimet dhanë kampionin olimpik.

Fillimisht, Richarlison e humbi penalltinë në minutën e 38-të të ndeshjes, kurse në sekondat e fundit të pjesës së parë Cunha kaloi Brazilin në epërsi.

Në minutën e 61-të, Oyarzabal barazoi gjithçka dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Por, spanjollët nuk kishin fuqi të bënin më shumë teksa Malcom shënoi golin e fitores në minutën e 108-të të ndeshjes.

Kështu, Brazili fiton medaljen e artë olimpike, kurse Spanja duhet të kënaqet vetëm me medaljen e argjendtë. /Gazeta Express/

Related posts

JUVENTUS “QESHARAK”, AJAX SPEKTAKOLAR/ Çfarë shkruajtën gazetat për supersfidën e Champions

F.autor

“ENGJËLL DHE DJALL”/ “Bomberi” Hernandez realizon autogol me dorë (VIDEO)

Delo.autor

“NA LA PA FRYMË”/ Jessica Franceschetti “mahnit” fansat edhe pa TOP (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment