Futboll Sport

U LARGUA NGA BARCELONA/ Kur do të zyrtarizohet Messi te PSG?

Në Francë po përgatiten të gjithë për të pritur Leo Messin. Edhe Neymar Junior ka vendosur që t’ia lë numrin 10 shokut të ngushtë, derisa ai personalisht do t’ia kërkojë numrin 11 Di Marias, nëse ky i fundit nuk largohet. Messi pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një vit, me pagë vjetore deri në 50 milionë euro.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Messi, u largua pas një jete me Barcelonën dhe do të nënshkruajë me Paris Saint Germain.

Le Parisien” e ka temë kryesore këto ditë Leo Messin, teksa shkruan në të përditshmen e sotme: “Messi në Paris, po“.

E përditshmja francez thekson se agjentët e yllit 34-vjeçar po negociojnë me drejtuesit e PSG-së, dhe palët janë afër akordit përfundimtar.

Le Parisien shprehet se marrëveshja finale dhe zyrtarizimi i Messit te PSG do të ndodhë së shpejti, ndoshta të dielën.

Se çdo gjë është mbyllur dhe mungon vetëm zyrtarizimi, e konfirmoi edhe Khalifah bin Hamad Al Thani, anëtar i familjes që zotëron PSG-në, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi, dhe vëllai i Emirit të Katarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai dha lajmin e madh se çdo gjë është mbyllur.

Negociatat janë mbyllur zyrtarisht, pak më vonë zyrtarizimi“, shkroi ai në ‘twitter’.

Tashmë raportohet gjithashtu se Neymar Junior ka vendosur që t’ia lë numrin 10 shokut të ngushtë, derisa ai personalisht do t’ia kërkojë numrin 11 Di Marias, nëse ky i fundit nuk largohet.

Neymar dhe Messi kur luanin së bashku te Barcelona

Messi pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një vit, me pagë vjetore deri në 50 milionë euro.

Messi u largua nga Barcelona si më i miri në histori të klubit, sepse ato që ka arritur ai për 17 sezone vështirë se do t’i arrijë ndonjë lojtar tjetër.

Në total, ai ka bërë 778 paraqitje, ka shënuar 672 gola dhe ka dhuruar 305 asiste për Barçën.

Messi largohet nga Barcelona me 35 trofe; 4 Champions League, 10 LaLiga, 7 Copa Del Rey, 3 FIFA Club World, 8 Superkupa të Spanjës dhe 3 UEFA Supercup.

Related posts

SERIE A/ Suning nuk heq dorë nga Interi, kërkon edhe aksionet e Thohir

Sadik.Autor

Dembele i neveritur nga Messi-n dhe Suarez

Q.Autor

“NA MUNGON…”/ Torreira ka dedikim special për golin kundër Napolit

Delo.autor

Leave a Comment