Futboll Seria A Sport

U LARGUA NGA INTER/ Bomberi Lukaku kryen vizitat në Milano për llogari të Chelsea (VIDEO)

La Gazzetta dello Sport bën një përmbledhje të momentit të ndërlikuar të Interit sa i përket tregut të transferimeve, pas shitjeve të Hakimit dhe Lukakut (sot ka kryer vizitat mjekësore në Milano për llogari të  Chelsea).

Në orët e fundit nga Anglia  folën për një marrëveshje të supozuar të Tottenham për Lautaro Martinez, por menaxherët zikaltër kanë bërë të ditur se “merkato e shitjeve është mbyllur”.

Me pak fjalë, asnjë lamtumirë për Lautaro për Ausilio dhe Marotta, edhe nëse indikacione të ndryshme mund të mbërrijnë edhe nga Kina (pak si ndodhi me Lukaku).

Ndërkohë, argjentinasi vazhdon negociatat për rinovimin. Megjithatë, në rast të një shitjeje, nuk do të gjendeshin të papërgatitur.

Sakaq, Dzeko afron dhe marrëveshja po mbyllet për 5.5 mln euro në sezon për 2 vite. Ai do të marrë fanelën me numër 9 të lënë bosh nga Lukaku.

Related posts

TERS PËR MBROJTËSIN E KOMBËTARES/ Pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar

F.autor

DALIN PAMJET NGA SPITALI/ Portieri i partizanit në krah të të fejuarës, flet babai: Ja çfarë ndodhi

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË FUSHËN ESTONISË/ Shkëndija hedh hapin e sigurt drejt kualifikimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment