Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi i Fiorentinës një hap larg kalimit tek klubi i Premier League…

Uest Hemi është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Fiorentinës, Nikola Milenkoviç.

Sipas asaj që raporton anglezja “SKY Sports”, klubi londinez ka ofruar 16 milionë euro dhe mungojnë vetëm detajet e fundit të kalimit të tij tek skuadra e “çekanëve”.

23-vjeçari i cili ka qenë dëshirë e shumtë edhe e Milanit dhe Juventusit, ka një kontratë deri në vitin 2022, por duke parë skadencën e afërt të kontratës së tij klubi i Fiorentinës ka për synim që ta shesë tani sesa ta humbasë me kosto zero yllin e ekipit.

Milenkoviç u transferua në Firence në verën e vitti 2017 nga skuadra e Partizanit të Beogradit.

Related posts

MOMENTE FRIKE/ Panik në shtëpinë e fituesit të “Topit të Artë”, arrestohen dy grabitësit shqiptarë

Delo.autor

MILAN DHURON SPEKTAKËL NË FUSHË/ Trajneri Pioli nuk mbetet mbrapa në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

PARALAJMËRON YLLIN GRIEZMANN/ Presidenti i Atletico Madrid: Shiko se në “Wanda Metropolitano” të presin…

Delo.autor

Leave a Comment