Futboll Sport

VAR MBËRRIN NË SHQIPËRI/ Nga shtatori çdo ndeshje në monitorim

VAR vjen zyrtarisht në Shqipëri në 5 shtator. Ndeshja e kombëtares kuqezi me Hungarinë në Air Albania do të jetë e para që do të luhet nën monitorimin e moviolës në fushë në vendin tonë, teksa konfirmohet se kombëtarja Shqiptare, në ndeshjet e saj të radhës do të ketë edhe Var-in vëzhgues.

Uefa bëri të ditur, se si konsenguencë e një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i Uefa-s, organ ku është anëtar dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në muajin korrik që lamë pas, sistemi i Video Asistan Referee, VAR, do të përdoret me konsensusin e Fifa-s, në të gjitha ndeshjet e mbetura, të kualifkueseve europiane për Kupën e Botës Katar 2022.

Sistemi do të jetë operativ që nga raundi i katërt i ndeshjeve, dhe do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura duke nisur nga shtatori.

Kjo do të thotë se Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj të radhës, atë me Poloninë në Varshavë në 2 shtator, dhe përballë Hungarisë në Air Albania 3 ditë më pas me sistemin e moviolës në fushë. Pikërisht kjo do të jetë ndeshja e parë me video moviolën në fushë në vendin tonë.

Një risi kjo që sezonin që vjen do ta përjetojë edhe kampionati shqiptar duke nisur nga sezoni i ardhshëm, me Federatën që ka nisur prej muajsh punën për aplikimin e tij në disa nga ndeshjet e Kategorisë Superiore, e madje duke përgatitur trupën e arbitrave dhe asistentëve për të operuar me Var për të patur në dispozicion përvec teknoplogjisë dhe burimet e nevojshme njerëzore me certifikimin e ekspertëve nga trupa e arbitra.

Related posts

Gjen “dashurinë e vjetër”/ PLAKU nuk i beson rezultatit: U krijua panik, Koliqi na mohoi fitoren

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-EVERTON/ “Djajtë e Kuq” kërkojnë fitoren për të barazuar me pikë liderin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BËRI NJË PARAQITJE TË SHKËLQYER/ Selmani e nis me trofe aventurën në Turqi

Delo.autor

Leave a Comment