Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Kërkohej nga Kukësi. Tirana godasin në merkato, afrojnë portierin…

Portieri kosovar, Betim Halimi është përforcimi më i fundit i skuadrës së Prishtinës. Gardiani 25-vjeçar i cili më parë ka qenë pjesë edhe tek skuadrat e Olimpikut të Donjetskut, Trans Narvës, Dritës, Hajvalisë dhe Vllaznisë së Pozheranit do të mbajë veshur fanellën e kampionëve të Kosovës. Këtë lajm e ka bërë publike vetë skuadra bardheblu me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen portierit. Kujtojmë se Halimi ka pasur edhe një propozim nga skuadra e Kukësit në Kategorinë Superiore.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PRISHTINËS –

Mirë se vjen Betim 💙

Gardiani gjigant Betim Halimi kthehet nga futbolli ukrainas tek Kampioni i Kosovës, Prishtina.

Prishtinë – 10 gusht 2021, Portieri gjigant Betim Halimi (25 vjeçarë) pas përvojës disa vjeçare në futbollin ndërkombëtar gjegjësisht në atë estonez dhe ukrainas, duke shënuar ngritje të madhe në cilësi dhe performancë kthehet tek kampioni aktual i Kosovës, FC Prishtina për 3 vitet e ardhshme.

Për Halimin klubi jonë i futbollit është i 5- ti në karrierën e tij futbollistike, ai ishte pjesë e këtyre skuadrave si vijon: KF Vllaznia Pozharan (2010-2016)

FC Drita (2016 për 6 muaj) – (2017-2018)

JK Trans Narva (2018-2019)

Olimpik Donetsk (2019-2021)

“Pritshmëritë personale, konsideroj se në aspektin personal dhe profesional janë në ngritje të vazhdueshme, me punë dhe perkushtim këto rezultate do te jenë kulminante. Pritshmëritë me klubin, fillimisht më duhet të them se të qenurit pjesë e FC Prishtinës është privilegj i veçantë por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe sepse Prishtina është skuadër me renome në nivelin vendor dhe ndërkombëtar, kjo po dëshmohet edhe me rezultatet kulminante që i ka arritur aktualisht. Kam bindjen e plotë se edhe kontributi im nga sot e tutje do te jetë i madhe pasi ka 3,5 vite që po zhvillojë aktivitet në nivelin ndërkombëtar, me rezultate dhe paraqitje shumë të mira dhe të njëjtat rezultate ndoshta edhe më mirë shpresojë  ti kem edhe me Prishtinën.

Me skuadrën pres rezultate kulminante në kampionatin vendor dhe në garat ndërkombëtare.

Prishtina është simbol i qytetërimit dhe është kryeqyteti i shtetit tonë të dashur. Sa i përket tifozëve janë ata të cilet na japin emocion dhe kurajo për rezultate kulminante ,tifozët e Prishtinës, Plisat janë të njohur në tifoskenën vendore dhe ndërkombëtare për spektakle dhe koreografi të cilat i japin emocion të veçantë lojtarëve dhe publikut prezent, emocione që edhe unë tani e tutje do ti përjetoj” ka thënë Betim Halimi

#PërparaPrishtina #dashurieparëdheefunditje

#MirëseerdheBetim

#100vjetklub”

Related posts

E BUJSHME/ Ylli i Serisë A si kalë Troje, drejt Juventusit në merkaton e janarit për 50 milionë euro

F.autor

REFUZOHET NAPOLI DHE JUVENTUS/ Icardi mund të transferohet aty ku nuk pritej

Delo.autor

Alonso driblon Saul Niguez-in në stërvitje, habitet Diego Costa

Sadik.Autor

Leave a Comment