Futboll Sport

ZYRTARE/ Merr fund telenovela “Xhaka”, mesfushori vendos për të ardhmen

Nuk ka aventurë të re të paktën për momentin për Granit Xhakën në këtë sesion të merkatos verore. Mesfushori me origjinë shqiptare ka rinovuar kontratën e tij me Arsenalin nga ku do të vijojë ende bashkëpunimin me skuadrën e “topçinjve” të Londrës.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Arsenalit me anë të një interviste të lançuar nga vetë Xhaka ku shprehet i lumtur që do të vazhdojë ende karrierën në Londër me fanellën e Arsenalit:

“Jam shumë i lumtur që jam ende këtu. Kam firmosur një kontratë të re me Arsenalin dhe dëshiroj që të rikthej besimin e klubit dhe tifozëve. Ata e dinë që kam dhënë dhe do të jap gjithçka në çdo ndeshje dhe stërvitje.”, tha Xhaka.

28-vjeçari ishte i shumë kërkuar nga Roma e Zhoze Murinjos, por mesa duket vetë Xhaka ka bërë hapa prapa për të luajtur sërish me Arsenalin.

Related posts

KATAR 2022/ “Çmenduri” e Polonisë, realizon 2 gola për 56 sekonda ndaj Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Italia dhe Spanja e nisin me spektakël, 3 gola brenda 9 minutave (VIDEO)

Delo.autor

GOL PAS 2 VITESH PRITJE/ Zhbllokohet më në fund sulmuesi Avdiaj që dikur vlente… 50 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment