Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Zhgënjim total, rekordmeni Ramos humbet 2 penallti ndaj Zvicrës (VIDEO)

E çuditshme, por e vërtetë! Kapiteni i Spanjës, Serxhio Ramos, gaboi 2 herë nga pika e bardhë e penalltisë, në një nga ndeshjet më speciale të karrierës së tij, pikërisht atë ndaj Zvicrës.

Mbrojtësi spanjoll realizoi sot paraqitjen e 177-të me “Furinë e Kuqe”, duke parakaluar kështu legjendën italiane Xhixhi Bufon dhe duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje me ekipin kombëtar në Europë, si dhe aktualisht mban vendin e 5-të për sa i përket renditjes botërore, me vetëm 8 ndeshje larg vendit të parë që mbahet nga egjiptiani Hasan, i cili është tërhequr nga futbolli.

Për sa i përket penalltive të humbura, Ramos e fitoi të parën vetë në minutën e 57-të, pas prekjes me dorë të mbrojtësit Rodriguez, teksa gjuajtja e kapitenit u ndal në mënyrë mjeshtërore nga portieri i Zvicrës Somer. Ndërkohë që ekzekutimi i dytë ishte skandaloz në minutën e 79-të dhe u ndal mjaft thjeshtë nga gardiani i Zvicrës.

Related posts

INTER-JUVENTUS/ Derbi i Italisë, ja pesë trajnerët më të suksesshëm që drejtuan dy klubet

Delo.autor

E BUJSHME/ Shevçenko do të drejtojë skuadrën e Serisë A, por nuk është… Milani

Delo.autor

Valverde: Ai është unik dhe pikë. Kështu bën edhe Messi

Sadik.Autor

Leave a Comment