Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Premier merr vendimin, ja numri që do të mbajë Ronaldo tek Manchester United…

Dukej se nuk do të ndodhte për shkak të rregullave të Ligës Premier, mirëpo tashmë është e qartë se Cristiano Ronaldo do ta bartë numrin ikonik 7 te Manchester Unitedi.

Ky numër i ka takuar së fundmi Edison Cavanit, mirëpo është arritur marrëveshja që 36-vjeçari ta bartë atë numër.

Duke qenë se numrat veçmë janë dërguar, kjo duhet të ratifikohet nga Liga Premier, porse ka pasur raste në të kaluarën kur lojtarët i kanë shkëmbyer numrat para mbylljes së afatit kalimtar.

Në ndërkohë, Liga Premier e ka listuar Ronaldon si numrin 7 në faqen e tyre zyrtare.

Cavani do ta bartë fanellën me numrin 21 pas largimit të Dan James drejt Leeds Unitedit. /Telegrafi

Related posts

ATALANTA-JUVENTUS/ Vlahovic po bën tifozët “Bardhezi” të ëndërrojnë, serbi synon rekordin e Tevez

Delo.autor

Lazio në telashe disa ditë para ndeshjes vendimtare me Interin

Sadik.Autor

GABON Buffon/ Arsenali shënon tjetër gol, ja dalja e gabuar e portierit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment