Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE / Sulmuesi Ekuban arrin akordin me Genoa-n, klubi i kujton kulmin e suksesit me Partizanin

Kaleb Ekuban është tani edhe zyrtarisht një futbollit i Xhenoas në Serinë A,. Sulmuesi italo-ganez, ka nënshkruar sot kontratën trevjeçare me klubin në elitën e futbollit italian dhe do të kthehet të luajë në vendlindje, të cilën e braktisi për Partizanin në vitin 2016.

Klubi i Xhenoas bëri të ditur se ka depozituar në federatë kontratën e lojtarit, të cilin e ka përshkruar duke kujtuar edhe arritjet e karrierës së deritanishme, mes të cilave edhe praninë në radhët e të kuqve kryeqytetas.

“Ka në karrierë një pjesëmarrje në fazën finale të Kupës së Afrikës (2019(, përveç fitores së një Superkupe apo Kupës së Turqisë me Trabzonspor, skuadra e tij e fundit (20 gola në 83 ndeshje). Ka zhvilluar sezonin 2019/20 në Europa League (4 gola në 5 ndeshje). Dhe në 2016/17, me Partizanin (Shqipëri), ka luajtur edhe në Ligën e Kampioneve”, kujton ndër të tjera klubi i Xhenoas në komunikatën zyrtare për transferimin e sulmuesit.

Ekuban ishte protagonist me fanellën e Partizanit në sezonin 2016-2017, duke shënuar 17 gola në 34 ndeshje në Kategorinë Superiore, 1 gol në 2 ndeshje në Kupën e Shqipërisë, ndërsa nuk gjeti rrjetën në 4 ndeshjet e Ligës së Kampioneve apo 2 në Ligën e Europës me të kuqtë. Megjithatë, ai shënoi një nga penalltitë në kualifikimin historik të atij edicioni të të kuqve ndaj Ferencvaroshit.

Related posts

Reina do të zhvillojë vizitat mjekësore te Milan, Donnarumma drejt largimit

Q.Autor

Ahmataj nuk bën llogari: Marrim maksimumin në çdo ndeshje

Sadik.Autor

MILANI NË PANIK/ Chelsea dhe PSG duan t’i marrin liderin e ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment