Futboll Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi Zeka vazhdon karrierën në Kosovë, firmos me skuadrën e…

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Agim Zeka ka nënshkruar ditën e sotme me skuadrën nënkampione të Kosovës, Dritën.

22-vjeçari pasi shkëlqeu te Skënderbeu u transferua te skuadra franceze e Lilës më pas u huazua në një sërë skuadrash me emër si Varzim, Lezhokse dhe Fortuna Sitard. Sezonin e kaluar, Zeka ishte pjesë e Austrisë së Vienës, duke vendosur kështu të rikthehet sërish në Kosovë.

Kujtojmë se më parë Zeka ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve zinxhirë të Shqipërisë deri te Shpresa e 21 vjeçarëve. Lajmin për transferimin e 22-vjeçarit e bëri të ditur vetë klubi kosovar me anë të një postimi në faqen zyrtare në ‘’Facebook’’.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Përballjet Liverpool-Leipzig dhe Benfica-Arsenal në rrezik për shkak të…

Delo.autor

NEYMAR I URON DITËLINDJEN “PLESHTIT”/ Ja mesazhi që ka braziliani për shokun e tij (FOTO)

Delo.autor

Mbretërit e barazimeve sfidojnë Bayern-in e pandalshëm

Q.Autor

Leave a Comment