Futboll Sport

AKUZOHET PËR DHUNË NDAJ GRUAS/ Nis gjyqi ndaj mbrojtësit Boateng, rrezikon 5 vite burg

Dita e gjykimit mbërriti. Jerome Boateng do të duhet të përgjigjet për akuzat nga ish-partnerja (dhe nëna e vajzave të tij), Sherin Senler, se mbrojtësi aktual i Lyon ishte fizikisht i dhunshëm gjatë pushimeve në Maldive. Avokatët e Boateng pohojnë se akuzat e Senler nuk janë të vërtetueshme nga palët e treta dhe se për këtë arsye nuk duhet të kishin përfunduar as në gjyq.

Ankesa daton në vitin 2018. Sherri dyshohet se ka ndodhur në një dhomë hoteli, ku të dy po qëndronin gjatë natës. Senler pretendon se ishte lënduar fizikisht, se Boateng i hodhi asaj një objekt të rëndë dhe të hapur (pa e goditur dot). Vajza, në të kaluarën ka drejtuar vazhdimisht gishtin tek ish-partneri i saj. Të dy nga Berlini ishin bashkë për 10 vite, periudhë gjatë së cilës u ndanë disa herë.

Problemet kryesore, sipas rindërtimit të ngjarjeve, kanë qenë gjithmonë dy: xhelozia e Jerome si dhe arratisjet e tij të supozuara. Në vitin 2011, me lindjen e binjakeve Lamia dhe Soley, situata dukej e destinuar të qetësohej, por më 2015, papritmas, ishte Boateng që e ndoqi Senlerin nga shtëpia. Gruaja si përgjigje e denoncoi futbollistin. Sipas saj, nga 1 maji 2014 deri më 5 shkurt 2015, Boateng i ngriti duart (e goditi) vazhdimisht, madje shkoi aq larg sa ta kafshonte. Sidoqoftë, akuzat nuk dëshmohen nga certifikatat mjekësore.

“Ai më mori vajzat e mia, – tha gruaja. – Meqenëse kemi qenë bashkë, e di që ka pasur të paktën 20 lidhje. Nuk e kam lënë më parë sepse shpresoja të shpëtoja lidhjen”. Senler i tha prokurorit se Boateng neglizhoi vajzat e saj (të cilat ishin vetëm 4 vjeçe në atë kohë), por gjithçka përfundoi si një flluskë sapuni. Tani akuza të tjera, të lidhura gjithmonë me sulme të dyshuara fizike. Kur Kasia Lenhardt, e cila sapo ishte ndarë me Boateng, kreu vetëvrasje në fillim të vitit 2021, Senler tha se të dyja kishin diskutuar sjelljen e lojtarit ndaj tyre në më shumë se një rast. Sidoqoftë, ajo kurrë nuk hyri në detaje.

Të enjten në mëngjes, pak pas orës 10, Boateng arriti në gjykatë. Futbollisti hodhi poshtë të gjitha akuzat, teksa po shpjegonte pozicionin e tij para gjyqtarit. Gjithashtu do të dëgjohen katër dëshmitarë. Ai rrezikon një dënim me 5 vite, aktgjykimi tashmë mund të nxirret sot.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi bën goditjen e dytë në merkato, firmos Marko Van Basten

Delo.autor

“GOLDEN BOY” MBAPPE NË GJURMËT E “KILLERAVE”/ Nga Van Basten tek Lewa, ja sa kanë shënuar në moshën e tij…

Delo.autor

NGA KËSHILLAT PËR KUMBULLËN TEK SFIDA NDAJ ANGLISË/ Hysaj: Çdo lojtar e ka në ëndërr të luajë në “Wembley”

Delo.autor

Leave a Comment