Futboll La Liga Sport

“JAM NË KËRKIM TË…”/ Conte zbulon të ardhmen, ja arsyeja pse refuzoi Real Madridin

Kur quhesh Antonio Conte dhe nuk ke një ekip në fundin e janarit, është normale që emri yt të përmendet për një kalim të mundshëm te çdo skuadër e madhe që është në vështirësi.

“Nuk ka patur kontakte me Inter-in ose Roma-n. Flitet prej kohësh, por janë vetëm zëra. Nuk është e vërtetë as që kam folur me Marotta-n. Do të qëndroj pushim deri në qershor”, ka thënë trajneri italian në një intervistë për “Gazzetta.it”.

Ish-tekniku i Chelsea-t ka mohuar mundësinë për të zëvendësuar Spalletti-n ose Di Francesco-n: “Janë vetëm zëra. Në këtë sezon nuk do të më shihni askund. Më pas do të shohim. Dua të pres rastin e duhur. Jam në kërkim të projektit të duhur dhe, do të pranoj ofertën që do të më gëzojë më shumë. Në Serie A ose jashtë Italisë, nuk kam preferenca”.

Në lidhje me refuzimin për të marrë drejtimin e Real Madrid-it: “Ka ekzistuar një mundësi, por nuk më pëlqen të marr një skuadër pasi sezoni ka filluar. Ndër të tjera, Real ishte një zgjedhje e rrezikshme në atë moment, më mirë jo…”.

Related posts

Egjiptiani i Arsenalit flet shqip, uron të gjithë shqiptarët për 28 Nëntor (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Liga e Kampionëve: Mbyllen pjesët e para, vetëm “paqe” midis skuadrave (VIDEO)

Isa.Autor

KËSHILLON “JASHTËTOKËSORIN”/ Higuain: Vuajta në Angli, mbrojtësit si dollapë rrobash!

Delo.autor

Leave a Comment