Futboll Seria A Sport

ALLEGRI DOLI “HUQ” ME ICARDIN/ Ja pse dështoi edhe firma me mesfushorin Pjanic…

Në merkato pa bujë dhe më kaq pak goditje nuk mbahej mend prej shumë vitesh në Torino. Juventusi deri tani ka dështuar në fushën e lojës (vetëm 1 pikë në dy ndeshje), por e njëjta panoramë u pa edhe në këtë dritare transferimesh, ku bardhezinjtë përveçse humbën Kristiano Ronaldon, në fund e mbyllën vetëm me dy goditje: mesfushorin Manuel Lokateli nga Sasuolo dhe sulmuesit Mois Ken nga Evertoni dhe Kaio Zhorzh nga Santosi, që të tre në huazim.

Në Torino zbarkoi edhe mesfushori i ri nga PSV-ja, Mohamed Ihataren, por 19-vjeçari i paguar 6 milionë euro, pasi firmosi dje kontratën 5-vjeçare në klub, u transferua në formë huazimi te Sampdoria së bashku me mbrojtësin rumun, Radu Dragusin, ku do të kenë mundësinë që të luajnë me vazhdimësi dhe, pse jo, të kthehen verën tjetër me një rol më të rëndësishëm në radhët e “Zonjës së Vjetër”.

PJANIÇ-IKARDI – E gjithë merkatoja e Juventusit përmblidhet me kaq, ndonëse edhe shumë të rinj mes skuadrës U-19 dhe asaj U-23 u panë që të largoheshin në ekipe të ndryshme të Serisë B dhe C, ndonëse në 48 orët e fundit u punua shumë për të arritur edhe te dy emrat e mëdhenj që mendoheshin, por pa sukses në fund. I pari dhe më i lehti në letër për t’u arritur ishte rikthimi në Torino i Miralem Pjaniçit. Barcelona ia kishe hapur të gjitha dyert Juventusit për transferimin falas, me kusht që të shmangte 8 milionë eurot si pagë që boshnjaku fitonte në Katalonjë.

Por papritur, bardhezinjtë vendosën që për ta kthyer në bazë t’i jepnin mesfushorit jo më 5 milionë, por vetëm 3.5 milionë euro në sezon, plus 1.5 milionë si bonuse, ofertë e cila u refuzua menjëherë nga Pjaniç, i cili tashmë do të mbetet në Barcelonë. Ndërkohë, goditja e madhe mbante emrin e Mauro Ikardit, por edhe në këtë rast nuk mjaftoi as vetë ndërhyrja e trajnerit Masimiliano Alegri.

Ky i fundit foli vetë me argjentinasin duke i garantuar atij fanellën e titullarit te Juventusi, duke qenë se deri tani ka qenë shumë i pakënaqur nga Alvaro Morata. Megjithatë, sulmuesi argjentinas i PSG-së, edhe pse u tundua, dukej se nuk mund të merrte me shumë nxitim një vendim të tillë kaq të rëndësishëm, prandaj të dyja palët i kanë lënë njëri-tjetrit takim në merkaton e janarit, duke parë edhe se si do të shkojë edhe situata e Juventusit në Ligën e Kampioneve, pas fazës së grupeve.

Related posts

Chelsea gati të ofrojë Batshuayi plus 25 milionë € për Pulisic

Sadik.Autor

PËRMBYSJE ‘ÇMENDUR’/ Real Madrid shkatërron Liverpoolin në Anfield

F.autor

SHKËLQEU KUNDËR INTER/ Milan arrin marrëveshjen me talentin e Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment