Futboll Sport

“PËR TË GJITHË NE KA NISUR NJË EPOKË E RE”/ Rikthehet Rojs: Flick na ka injektuar entuziazëm

Vetëm një ditë larg ndeshjes së parë të kombëtares gjermane pas kampionatit Europian, “Pancerat” do të udhëtojnë në St. Galen të Zvicrës për t’u ndeshur me Lihtenshtejnin. Sulmuesi i Dortmundit, Marko Rojs i cili hoqi dorë nga Europiani është rikthyer sërish në skuadër dhe duket më i motivuar se kurrë për të fituar me Gjermaninë.

Si ndiheni pas këtij rikthimi?

Është një ndjesi e mirë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares. Kemi kryer disa seanca stërvitore dhe më ka pëlqyer entuziazmi, Hansi është i veçantë, të injekton menjëherë me pozitivitetin e tij. Por sigurisht që dhe atij do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me skuadrën e re.

Jeni i lumtur për rikthimin e tifozëve?

Sigurisht që po, adrenalina ka nisur të ndihet dhe kjo është fantastike. Këto tri javët e para në kampionat ka qenë një atmosferë krejt ndryshe. Tifozët janë një pjesë e rëndësishme e futbollit.

Çfarë keni biseduar me Flikun?

Hansi është një njeri i madh, një trajner i zoti. Ai e di se çfarë kërkon nga çdo individ pasi i njeh mirë ata. Kemi folur për objektivat se sa të rëndësishme janë ato duke nisur nga ndeshja e parë me Lihtenshtejnin.

Si është atmosfera?

Të gjithë duan të luajnë dhe të japin më të mirën në fushën e lojës. Jo të gjithë futbollistët kanë shansin për të qenë pjesë e kombëtares, ndaj duhet të jemi mirënjohës për këtë mundësi. Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet për të shkuar më pas të qetë në Botëror. Për të gjithë ne tashmë ka nisur një epokë e re.

Në çfarë pozicioni e shihni veten më mirë?

Për mua nuk ka rëndësi ku luaj, jam gati të marr përgjegjësitë në çdo pozicion që do të më caktojë trajneri. E rëndësishme është të kuptosh atë që kërkon trajneri. Duam të luajmë sa më pranë portës kundërshtare dhe të shënojmë sa më shumë gola. Futbolli i sotëm është i shpejtë dhe nuk lejohen shumë gabime pasi në fund mund ta pësosh nga një goditje e vetme. Duhet të tregohemi të zgjuar dhe cinik dhe nëse arrijmë të shpalosim idetë e trajnerit mendoj që gjithçka do të shkoj mirë për ne.

Related posts

PAS NJË SEZONI DEBUTUES TEK VITESE/ Sulmuesi Broja tek kampionët e Europës, nis “zborin” nën urdhrat e Tuchel

Delo.autor

HIDHËRIMI I BAYERN, shikoni çfarë ndodhi me portierin e gjermanëve

Sadik.Autor

FITOI SUPERKUPËN/ Simeone: Kualiteti, jo sasia janë të rëndësishme për Atleticon

Isa.Autor

Leave a Comment