Bundesliga Futboll Sport

ANALIZON “BAVAREZËT” E NAGELSMANN/ Legjenda Matthaus: Ky Bayern, i vështirë për t’u ndalur

Lothar Matthaus analizoi ndeshjen e mbrëmshme të Bajernit duke thënë se skuadra e Nagelsmanit ka hyrë shpejt në lojën e saj duke dërrmuar kundërshtarin më të gjitha mënyrat.

“Mendoj që Bajerni dominoi ndeshjen nga fillimi në fund duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit. Skuadra e Nagelsmanit ka krijuar identitetin e saj falë një loje të bukur duke zotëruar topin dhe duke krijuar shumë raste.

U bënë disa ndeshje që loja është në rritje dhe tani në skuadër nuk shënon vetëm Levandovski, por edhe lojtarë të tjerë të cilët luajnë më afër zonës kundërshtare.

Ata (Bajerni) do të vazhdojnë të jenë favoritët kryesorë për të fituar kampionatin nëse luajnë siç kanë bërë në këto gjashtë javët e para”, tha ish-kapiteni legjendar i skuadrës më të titulluar në Gjermani.

Related posts

Milan kërkon rikthimin e Sokrati Papastathopoulos?

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Mourinho te Reali? Ramos befason me deklaratën dhe kapet keq me pyetjen e gazetarit

Isa.Autor

Barcelona me strategji të re që po i sjell rezultate

Delo.autor

Leave a Comment