Champions League Futboll Sport

SFIDA JETIKE E CHAMPIONS/ Van Bommel: Edhe të eliminuar duam fitore, mjafton kaq për…

Disfatën në shtëpi kundër Interit, Van Bommel duket se nuk e ka kapërdirë kurrë. Në kokën e trajnerit të PSV-së qarkullon ende ai gisht i drejtuar nga Handanoviç për mungesën e kartonit të kuq kundrejt portierit zikaltër.

Një muaj më pas, ish-mesfushori i Bajernit të Mynihut dhe Milanit, rikthehet të flasë për ndeshjen e parë në Eindhoven: “Fajtori i humbjes? Arbitri (duke iu referuar serbit Maziç)”. Mjafton kaq për ta motivuar, pasi për sa i përket rezultatit të Inter-PSV asnjë nuk ndryshon: cilido qoftë rezultati, holandezët janë matematikisht jashtë turneut.

PSV-JA E TIJ – Fundja, PSV e tij është në fazën e parë të një projekti rikthimi me skadencë të largët: “Luajtëm në ‘Camp Nou’, ‘Wembley’, tani në ‘San Siro’: në ato stadiume përjeton emocione që nuk gjen shpesh gjëkundi tjetër, as në Holandë. Niveli është i lartë, por besoj se në grup kemi bërë mirë, edhe pse nuk morëm pikë.

Por, është eksperiencë. Nesër (sot) duam të luajmë e të fitojmë. Kur isha në fushë, skuadra ime luftoi për 5-6 vite për të bërë rrugën e Champions-it. Për Interin kjo ndeshje është vendimtare, stadiumi do jetë plot. Nuk do të shohin rezultatin e Barcelonës, por do mendojnë vetëm për veten e tyre”, konfirmoi trajneri i PSV, Van Bomel.

Related posts

AKUZOHET PËR MASHTRIM TATIMOR/ Cristiano Ronaldo del sot para gjykatës

Delo.autor

PLAS DAJAKU/ Rrihen BRUTALISHT lojtarët e moshave, 10 futbollistë përfundojnë në SPITAL (FOTO)

Isa.Autor

GREZDA NUK GJEN QETËSI/ Sulmuesi i Kombëtares zgjedh skuadrën e re. Ja ku do të vazhdojë karrierën…

Delo.autor

Leave a Comment