Champions League Futboll Sport

ANALIZON SFIDËN BARCELONA-BAYERN/ Legjenda Matthaus: Bavarezët presion mbytës, Nagelsmann surprizoi me…

Lothar Matthaus ishte i befasuar nga paraqitja e skuadrës gjermane në Barcelonë. Ish-legjenda e Bajernit tha për “Sky Sport” se skuadra e Nagelsmanit bëri gjithçka mirë dhe kjo, për meritë të trajnerit. Për fitoren – “Ishte një fitore më se e merituar për Bajernin që dominoi në të gjitha aspektet.

Nagelsman e kishte përgatitur mirë ndeshjen nga ana taktike duke parë edhe vështirësitë e kundërshtarit. Presingu i madh dhe loja e shpejtë bukosën spanjollët të cilët sot (dje) u dukën një skuadër e vogël. Shumë gjëra kanë ndryshuar te Barça, është diçka që duhet pranuar”, pohoi Lotar.

PËR NDESHJEN – “Ishte një pjesë e parë e dominuar nga Bajerni, Barcelona nuk ishte asnjëherë e rrezikshme. Mungesa e Mesit ndihet shumë, edhe pse duhet ta pranoj që dhe po të ishte ai, prapë skuadra do të vuante. Depaji u mundua të bënte diçka, por pa sukses pasi ishte i vetëm në sulm. Luk de Jong ende nuk është futur në mekanizmat e skuadrës dhe u duk që kishte vështirësi ndaj Upamekanos që për mua bëri një ndeshje të madhe, ndoshta më të mirën që kur ka ardhur te Bajerni”.

PËR BAJERNIN – “Skuadra luajti shumë mirë, me dëshirë për të shënuar të parët dhe ia arritën. Loja më pëlqeu shumë. Nagelsman duket se është i qartë në atë çfarë dëshiron nga djemtë në fushë. Edhe pse pa disa prej lojtarë kryesorë, skuadra bindi në një fushë të vështirë si ajo e Barcelonës. Musiala duket sikur ka një jetë që luan në Mynih. Ai ishte iniciatori pothuajse i të gjitha sulmeve në portën kundërshtare, ndoshta Kuman e kishte harruar dhe i kishte kushtuar pak vëmendje djaloshit”.

PËR TIFOZËT – “Sigurisht që në një kohë normale, do të kishim më shumë tifozë në stadium. Gjithsesi, atmosfera ishte e këndshme, edhe pse mungoi ai elektriciteti që jemi mësuar të përjetojmë këtu. Sigurisht që atëherë ka qenë një skuadër tjetër që prodhonte një lojë ndryshe”.

Related posts

MBAPPE HEQ DORË NGA TRANSGJINORJA/ Ylli i PSG nis një histori të re. Nëna e dy vajzave i rrëmben zemrën (FOTO)

F.autor

KËRKOHET NGA SHUM EKIPE “BIG”/ Zbulimi i kampionatit francez ndëshkon edhe PSG (VIDEO)

Delo.autor

Godet Shkëndija, firmos me sulmuesin Remzifaik Selmani

Sadik.Autor

Leave a Comment