Gossip

ASKUSH NUK E VURI RE/ J.Lo bën të njëjtën gafë si partnerja e Ronaldo-s, Georgina e bën virale (FOTO)

Para një viti, Georgina Rodriguez mori pjesë në “Festivalin e Filmit në Venezia”, ku bëri bujë të madhe me veshjen e saj pasi përveçse dukej mjaft bukur, ajo kishte harruar që të hiqte etiketën në xhaketën e bardhë.

E njëjta gjë i ndodhi Jennifer Lopez-it një vit më vonë, në të njëtin vend, në Venezia. Ajo i mahniti të gjithë me veshjen e saj në sfilatën e modës së Dolce & Gabbana, por nuk kaloi pa u vënë re nga publiku një detaj- etiketa e paprerë.

J-Lo eci në këmbë kur po dilte nga hoteli i saj, duke shkuar drejt një varke me të cilën do të lëvizte drejt ngjarjes së madhe. Ajo rrethohej nga ekipi i saj i sigurisë dhe nga ai që kujdeset për pamjen, por askush nuk e vuri re “problemin” e veshjes.

Megjithatë, kjo gjë mund mos ketë qenë një pakujdesi ose mund të jetë bërë me qëllim. Ky është një truk që disa VIP-a të njohur e përdorin për vëmendje.

Rrjetit nuk i shpëtoi ky detaj dhe menjëherë nisën krahasimin mes partneres së Cristiano Ronaldo-s dhe Jennifer Lopez-it.

Duket se Georgina-s i pëlqeu ideja e këtij krahasimi dhe madje e ndau këtë foto në Instagram-in e saj duke e cilësuar me shaka si një “tendencë” harrimin e etiketës në veshje.

foto galeri

Related posts

Ky është ”tigri” i Elinës që mahniti publikun e Romës (FOTO)

Sadik.Autor

NISIN KARNAVALET/ Valentino Rossi dhe e fejuara TALLEN me Icardin e Wanda Naran (FOTO)

Delo.autor

Futbollisti rrëzoi gazetaren, shikoni gjestin që bën ai… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment