Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDA NDAJ POLONISË PËR “QATAR 2022″/ Reja: Kundërsulmi armë e fortë e jona, Lewandowski krijon…

Kombëtarja luan nesër ndaj Polonisë në Varshavë ndeshjen e radhës për eliminatoret e Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Edy Reja doli para gazetarëve para pak çastesh dhe analizoi këtë prag-sfidë.

“Do jetë ndeshje shumë e fortë. Polonia ka traditë shumë të mirë në fushën e saj, nuk humbet prej shtatë vitesh. Ne e dimë se po rritemi, jemi paraqitur mirë kohët e fundit, jemi ekip kompakt. Në sulm kemi lojtarë në formë dhe në mbrojtje kemi marrë gjithmonë komplimente.

Mund të luajmë shumë mirë në kundërsulm. Presingu nuk nis nga mbrojtja, por nga sulmi, që t’i hapim probleme Polonisë. Nuk na lejohet asnjë gabim, ata janë shumë të fortë nga krahët. Të mos i lëmë hapësira dhe t’i godasim në kundërsulm.

Për Lewandowskin duhet organizim shumë i mirë nga ne. Është i jashtëzakonshëm në zonë. Krijon probleme të mëdha. Mbrojtësi e ka në kontroll dhe pas 12 sekonde kthen kokën dhe nuk e gjen më. Duhet ta markojë gjithë mbrojtja, nuk mjafton një lojtar.

T’i heqim sa më shumë hapësira. Shpresoj të mos jetë në ditën e tij. Te Polonia e ka të vështirë të japë rendimentin që jep te Bayern, por vlerat e tij janë të padiskutueshme. Në një ndeshje nuk futesh asnjëherë me idenë e humbjes, por për të fituar apo marrë pikë.

Të japim më të mirën në këtë ndeshje. Që në nisje të kësaj faze kemi qenë të vendosur për të shkuar me synimin për të marrë pikë. Motoja jonë është ‘respekt për të gjithë, frikë për asnjë’. Me Souzan (trajneri i Polonisë) kemi raport të mirë dhe respekt me njëri-tjetrin.

Në Europian Polonia nuk bëri mirë me të në drejtim. Shpresoj që ai të gjejë zgjidhje dhe të rikthehet në ditë të mira te Polonia, sigurisht pas ndeshjes së nesërme ndaj nesh. Ne jemi një skuadër e mirë dhe grup kompakt dhe nuk futemi në këtë ndeshje për të qëndruar në mbrojtje.

Kemi armë të forta në sulm dhe mund të bëjmë keq. Nëse Polonia do na vërë në vështirësi do kthehemi, por kurrsesi nuk do futemi në fushë për të qëndruar në mbrojtje”, tha Reja.

Related posts

LUMTURON FANSAT E LEGJENDËS BRAZILIANE/ Vajza e Pele: Po më mëson të luaj me letra dhe po më mund…

Delo.autor

KRENAR PËR KËTË ARRITJE/ Babai i Modric i përlotur: Ti je…

Isa.Autor

ZGJEDH TRAJNERIN E RI TË MANCHESTER UNITED/ Legjenda Ferdinand: Duhet një si ai

Delo.autor

Leave a Comment