Futboll Sport

“AUTOMATIKU” REBIÇ/ Kroati shëron varësinë nga Ibrahimoviçi

Për herë të parë që nga viti 2012, Milani ka mundur të fitojë dy ndeshje radhazi ndaj Juves në kampionat. Meritat ka i gjithë ekipi, por disa më shumë Ante Rebiçi që në tri përballjet e fundit ka shpuar po aq herë rrjetën e “Zonjës”.

Duke parë statistikat, kuptohet se sulmuesi kuqezi ndihet mirë në ajrin e qytetit të Torinos duke qenë se u kë shënuar tri herë bardhezinjve, por edhe pesë herë kushërinjve të tyre. Në këtë fillim sezoni, kroati po mban “Djallin” në krye të renditjes, por edhe ka ndihmuar në heqjen e varësisë nga Ibrahimoviçi.

Këtu hyjnë edhe meritat e trajnerit Pioli që ka ndërtuar një kooperativë të golit ku mënyrat për të dëmtuar rivalët janë shtuar ndjeshëm. Dopieta milaniste në Liverpul është shembulli më i qartë.

Golat e “Djallit” në katër ndeshje kampionati janë 8, një shifër ndoshta shumë larg nga 15 të Interit dhe 11 të Romës, por të përhapur mirë gjatë të gjitha ndeshjeve. Dhe, mbi të gjitha, kanë shënuar kush duhet të shënonte, domethënë sulmuesit. Diaz, Leao, Zhiru, Ibra dhe Rebiç arrijnë gjithmonë ta çojnë në rrjetë. Deri më tani Milani e ka gjetur golin me gjashtë lojtarë dhe për këtë arsye ka vetëm një shënues që nuk është pjesë e departamentit ofensiv: Tonali, i cili shënoi kundër Kaljarit.

Rebic Goli ndaj Juventusit

Edhe në Ligën e Kampioneve, në ferrin e “Anfield”, kushdo që u thirr për të shënuar u përgjigj “Këtu!”: Rebiç dhe Diaz. Pesë lojtarë ofensivë në gol në pesë daljet e para të sezonit vërtetojnë pasurinë e “harkut” të Piolit, që mund të përdorë një numër të lartë shigjetash. Me fjalë të tjera, nuk ka asnjë katalizator golash, por një shpërndarje të përgjithshme e të vlefshme. Në fakt, golashënuesit më të mirë të sezonit janë të gjithë në kuotën e dy realizimeve: Rebiç, Zhiru, Leao dhe Diaz.

Në apel mungojnë ende disa lojtarë të paketës së avancuar, por, përveç Selemekersit (të cilit i kërkohet një mundim i veçantë), të tjerët nuk kanë pasur ende mundësi për të performuar ose e kanë bërë në minutazhe të reduktuara.

Këto janë rastet e Kastijehos (një minutë), Maldinit (13), ndërkohë që Pelegri dhe Mesias nuk kanë debutuar me fanellën e re. Për sa u përket asisteve, sulmuesit po bëjnë mirë: nga gjashtë pasimet fituese katër vijnë nga Rebiçi (2), Diazi dhe Leao. Jo keq për këtë fillim sezoni…

Related posts

TJETËR “KRISJE” TEK BARCELONA/ Onda Cero: Messi është i zhgënjyer nga shokët e skuadrës sepse…

Delo.autor

“EL CLASICO” NË MERKATO/ PSG vendos të rrisë çmimin për Neymar, ja shifra “GALOPANTE”

Delo.autor

SUPERSFIDA/ MILANI bën me zemër: Cutrone i jep FITOREN “DJALLIT” përballë Romës

Isa.Autor

Leave a Comment