Futboll Ligue 1 Sport

KUR DO TË KTHEHET SERGIO RAMOS TEK PSG? Pochettino driblon me diplomaci: Ajo që mund t’iu them…

Sergio Ramos ende nuk ka qenë në gjendje të bëjë debutimin e tij te PSG për shkak të një dëmtimi.

Kur do të kthehet ish-kapiteni i Real Madridit?

Mauricio Pochettino përgjigjet në konferencën për shtyp: “Nuk ka një datë se kur do të jetë përsëri në dispozicion, por ne jemi optimistë: ai së shpejti do të jetë në gjendje të bashkohet në stërvitje me ne.

Ai është në fazën e rimëkëmbjes, është mirë moralisht.

Është e qartë se lojtari gjithmonë dëshiron të luajë, kjo e bën atë të lumtur. Por ne jemi të qetë dhe ai duhet të jetë gjithashtu. Kur të shërohet plotësisht dhe të arrijë nivelin e shokëve të tij të skuadrës, ai me siguri do të ketë shansin për të luajtur dhe shpresojmë që do të jetë së shpejti”

Related posts

Arsenal sfidon Manchester United për talentin e Bordeaux

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Shoku i Uzunit dhuron spektakël, sllovakët i falen autogolit të Sheznit (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA E ISH MJEKUT/ CR7 nuk është atleti më i mirë , ja kush ka aftësi të jashtëzakonshme

Delo.autor

Leave a Comment