Champions League Futboll Sport

BAYERN MUNICH-DYNAMO KYIV/ Trajneri Nagelsmann i beson sulmin bomberit Lewandowski (FORMACIONET ZYRTARE)

Në Allianz Arena zhvillohet ndeshja e raundit të dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Bayern Munichut dhe Dynamo Kyivit.

Bavarezët e nisën me triumf bindës ndaj Barcelonës edicionin e sivjetmë të garës më të madhe evropiane duke fituar me rezultat 3-0 në Camp Nou.

Ndërsa skuadra ukrainase arkëtoi vetëm një pikë në barazimin pa gola ndaj Benficas në Kiev.

Është edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Julian Nagelsmann dhe Mircea Lucescu, të cilët i kanë përgatitur skuadrat e tyre për takimin e Grupit E.

FORMACIONET ZYRTARE

Bayern Munich: Neuer; Sule, Upamecano, Lucas Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Sane; Lewandowski.

Dynamo Kyiv: Bushchan; Andriyevskiy, Tymchyk, Syrota, Mykolenko; Shaparenko, Sydorchuk, Garmash; Tsygankov, Shabanov, De Pena.

Related posts

(VIDEO) Sociedadi befason Barçën, ja autori i golit

Q.Autor

U SHPALL LOJTARI MË I MIRË I NDESHJES/ Bernard Berisha surprizon me dedikimin special (FOTO)

Delo.autor

KAOS/ Agnelli sqaron largimin e Marottës nga Juventusi: Do të ndryshojë vetëm…

Isa.Autor

Leave a Comment