Futboll Sport

DANEZI ME DEFIBRILATOR NË ZEMËR/ Agjenti i Eriksenit: Italia është vendi i vetëm ku ai nuk mund të luajë

Christian Eriksen e ka ndërprerë kontratën me Interin me pëlqim të ndërsjellë, ndërsa agjenti i tij ka deklaruar se Italia është vendi i vetëm ku danezi nuk mund të luajë.

Ndërprerja e kontratës ka ardhur, pasi u bë e qartë se mesfushorit nuk do t’i jepej leja për të luajtur derisa kishte një defibrilator të implantuar në gjoksin e tij.

Kjo për faktin se prezenca e pajisjes është shenjë e një gjendje të vazhdueshme shëndetësore për të rinisur punën e zemrës në rast se do të ndalej përsëri.

“Christian dëshiron të vazhdojë të stërvitet në Milano, sepse aty jeton me familjen, por Italia është vendi i vetëm ku zyrtarisht i është ndaluar praktikimi i sportit me një defibrilator të implantuar”.

“Atij madje nuk i lejohet as të shkojë në një palestër për t’u stërvitur atje. Sidoqoftë, ai ndihet shkëlqyeshëm, të gjitha të dhënat që i kemi nga testet fizike janë shumë pozitive. Nuk ka arsye për të mos ëndërruar ose për të mos shpresuar”, ka deklaruar agjenti Martin Schoots për Ekstra Bladet.

Përfaqësuesi i Eriksenit ka thënë se janë katër klube të interesuara për shërbimet mesfushorit, ndërsa në mesin e tyre është edhe një klub danez.

Related posts

U BLE NGA MILAN PËR 30 MILIONË EURO/ Mbërrin në Milano portugezi i talentuar… (VIDEO)

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Marash Kumbulla gati për lëvizjen e bujshme, mund të luajë në një skuadër me CR7

Delo.autor

Barça mund të sigurojë titullin në “El Clasico” ndaj Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment