Futboll Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Pritet të luhet sfida Shqipëri-San Marino, ja arbitri që do të vendosë drejtësi…

Shqipëri-San Marino do të luhet nesër në orën 20:45 në “Elbasan Arena” dhe drejtësinë në këtë takim do ta vendosin arbitra nga Zvicra.

Kryesor është Lukas Fahndrish dhe ndihmës të tij do të jenë Stefan de Alamedia dhe Marko Zyrher. Edhe në VAR do të jenë zviceranë, që do të përbëhen nga Fedaji San dhe Lionel Tshudi.

Për publikun shqiptar gjyqtari kryesor, Lukas Fahndrish, nuk është i panjohur, pasi para dy muajsh, më 8 korrik, 37-vjeçari i solli fat Partizanit në Konferencë Ligë ndaj Sfintulit.

Takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, nën drejtimin e arbitrit që nesër do të mbajë drejtësinë e kuqezinjve, Partizani e fitoi në shifrat 5-2 ndaj moldavëve të Sfintulit.

Related posts

“SAN SIRO” I TEJMBUSHUR/ Numra rekord për Derbin e “Madoninës”, ja sa të pranishëm në stadium

Delo.autor

“NUK MË PËLQEU SI FENOMEN”/ Luka Jovic rrëfen: Qava për 3 ditë kur u transferova

Delo.autor

Chelsea vazhdon me ‘spastrimet’, gati ta huazojë yllin e saj te Schalke

Q.Autor

Leave a Comment