Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Suedia mposht me përmbysje Spanjën dhe merr kreun e Grupit B

Suedia ka fituar në Solna me rezultat 2-1 kundër Spanjës. Suedezët e përmbysën rezultatin pasi që të parët që kaluan në epërsi ishin spanjollët me Soler (5). Suedia do të barazonte me Isak (6) kurse golin e epërsisë do ta shënonte Claeson (57). Pas kësaj fitoreje Suedia prinë në Grupin B me 9 pikë

Suedia ka arritur fitore kundër Spanjës në vend të vet me rezultat 2-1. Ishte një ndeshje që u dominua nga Spanja me posedim por që suedezët u treguan dinakë në çdo dalje përpara.

Të parët që shënuan ishin spanjollët. Jordi Alba bëri një krosim të mirë në zonë ku gjeti të lirë Soler i cili shënoi gol të bukur në minutën e 5-të të ndeshjes.

Por, suedezët do të reagonin shpejt. Isak do të shfrytëzonte një huti në mbrojtjen e mysafirëve për të shënuar gol në minutën e 6-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat do të përfundonte pjesa e parë. Në pjesën e dytë, ishin suedezët ata që do të sulmonin vazhdimisht dhe do të arrinin të goli në minutën e 57-të.

Dejan Kulusevski bëri një depërtim të mirë në anën e majtë të fushës derisa gjeti të lirë në zonë Claeson. Ky i fundit plasoi një goditje të mirë dhe shënoi golin që i dha tre pikë Suedisë.

Kështu Suedia deri me tani ka bilance 100 për qind të pikëve pasi që nga tri ndeshje të zhvilluara ka fituar 9 pikë dhe është e para në tabelë.

Në anën tjetër Spanja është në vendin e dytë dhe kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar se Suedia.

Në këtë grup është edhe Kosova që sonte fitoi kundër Gjeorgjisë me rezultat të ngushtë 0-1 dhe momentalisht është në vendin e tretë. Kosova të dielën do të luajë kundër Greqisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG gjen zëvendësuesin e Neymar tek klubi gjigant i Serie A…

Delo.autor

HISTORIA E MENDES/ 80 futbollistë dhe 400 milionë euro “Perandori”. Nga videoteka dhe klubi i natës në Mbret Merkato

Delo.autor

RRËFIMI TRONDITËS I TENISTES/ Carla Suarez Navarro: Jam me kancer, do të bëj 6 muaj kimioterapi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment