Futboll Sport

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ Argjentina i falet dyshes Lautaro-Korrea, Brazili triumfon në transfertë. Ja renditja

U luajtën në orët e para të mëngjesit, 5 sfidat e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit në Amerikën e Jugut, teksa nuk munguan surprizat.

Në përballjet e para që startuar në orën 23:00, Ekuadori mposhti Paraguajin me rezultatin 2-0, ndërkohë që sfida mes Bolivisë dhe Kolumbisë u mbyll në barazim 1-1.

Spektakli kulmoi në orën 02:00, kur Argjentina arriti të triumfonte 1-3 në transfertë ndaj Venezuelës, Bardhekaltrit e Skalonit iu falën dyshes së Interit, Lautaro Martinez dhe Hoakin Korrea, të dy sulmuesët arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë përballje, teksa shënoi dhe Angel Korrea i Atletiko Madridit.

Fitore minimale edhe për Brazilin e Tites, në një përballje të vështirë në transfertë përballë Kilit. Goli i Ribeiros në minutën e 64-t, nderoi kombëtaren “Seleçao”.

Përballja tjetër që startoi në orën 03:00, mes Perusë dhe Uruguait përfundoi në barazim 1-1. Ja renditja e plotë pas zhvillimit të 7 sfidave të para:

Related posts

Roberto nuk e priste këtë mesazh nga Leo Messi

Q.Autor

ARRITI SUKSESIN NDAJ KILIT NË “COPA AMERICA”/ Tabarez paralajmëron Uruguain për çerekfinalen

Delo.autor

E FUNDIT/ E kërkonte Berlusconi por Pato zgjedh Serie A. Gati firma me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment