Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ MILANI shumë pranë MESFUSHORIT më të mirë në BOTË

Leonardo vazhdon të punojë në shumë pista, punën për të ringritur Milanin. Drejtori i Milanit, pas negociatave për Milinkoviç-Saviç, ka udhëtuar për në Paris, në një udhëtim blic për mesfushorin e ri të PSG, Adrien Rabiot.

Kontrata e 23-vjeçarit skadon pas një viti, por PSG e vlerëson në 30 milionë euro kartonin e tij. Shifër kjo shumë e lartë për Milanin, por duke parë marrëdhëniet e mira të Leonardos me presidentin Naser Al Kelaifi, mund të ketë një ulje.

Në programin e Leonardos ishte edhe një takim me nënën e Rabio, e cila është edhe menaxherja e tij. PSG kërkon që të rinovojë me futbollistin, por Rabiot duket i vendosur për një eksperiencë të re. Milani i garanton atij akoma edhe më shumë hapësira se tek francezët. Gjithsesi, në orët në vazhdim pritet një përgjigje përfundimtare.

Related posts

Trajneri portugez: FIFA duhet ta pezullojë Messi-n për një arsye shumë të thjeshtë

Q.Autor

INVENSTIMI I RI/ FSHF inauguron fushën me bar natyral për ekipin e Kategorisë së Dytë (FOTO)

Isa.Autor

VIDEO/ Napoli kalon në avantazh. Ja goli i Allan

Q.Autor

Leave a Comment