Futboll Sport

“CR7 ËSHTË SULMUESI MË I MIRË”/ Gary Neville “bombardohet” në rrjetet sociale nga tifozët e Messit

Gary Neville pranoi se ishte sulmuar rëndë nga fansat e Messit në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Arsyeja e “bombardimit” social ishte ndërhyrja e tij në programin “Football Night” të së hënës.

Ish-mbrojtësi i Manchester United tha se, sipas tij, Cristiano Ronaldo është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Përgjigja ndezi një debat të nxehtë në studio me kolegun Jamie Carragher, një mbështetës i madh i kampionit argjentinas, i cili çoi në një diskutim të gjatë me përdorimin e statistikave të shumta.

“Ronaldo është sulmuesi më i mirë: ai mund të shënojë nga e djathta, e majta, me kokë, nga distanca dhe madje edhe nga një penallti. Përveç gjithë kësaj, ka shënuar shumë gola me ekipin kombëtar dhe fitore në Ligën e Kampionëve me skuadrat ku ka luajtur. Nuk e shikoj Messin në lartësinë e tij”.

Fjalët e Neville kanë ndezur një stuhi në rrjetet sociale. Shumë tifozë të Messit në fakt janë derdhur në llogaritë e ish-partnerit të CR7, me komente shumë të ashpra mbi opinionin e tij. Neville, nga ana e tij, postoi një Tweet për të ndaluar diskutimin:

“Ju mund të zgjidhni Ronaldon ose Messin, asnjë opsion nuk është i gabuar për atë që kanë arritur dhe për atë që janë në gjendje të bëjnë. Zgjedhja varet nga shija personale. Unë duhet të them pëlqimin tim, edhe pse kam disa tifozë të çuditshëm të Messit që më ndjekin!”

Related posts

SHERRI MASIV/ Disiplina “burgos” Ngoonë, Laçi mbetet pa zyrtarë (PAMJET)

F.autor

MILAN-LAZIO/ Fituesi me çfarëdo rezultati kalon në finalen e “Kupës së Italisë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Hamilton “pole” në Abu Dhabi, Mercedes vë në rresht rivalët

Isa.Autor

Leave a Comment