Futboll Sport

ÇASTET MAGJIKE TË LIONEL MESSSIT/ Momenti kur bie në krahët e familjes: Dua të shkoj në Argjentinë për të dëshmuar këtë çmenduri

Lionel Messi përjetoi dje emocionin më të madh të karrierës së tij pas fitores së Argjentinës ndaj Francës në Botërorin e Katarit.

Në krah të tij nuk mund të mungonin personat e tij më të dashur, nëna e tij Celia Maria Cuccittini, bashkëshortja dhe e dashura e fëmijërisë Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Matteo dhe Ciro.

 

Kapiteni i Albiceleste ra menjëherë në gjunjë dhe përqafoi bashkëkombasit e tij kur Gonzalo Montiel shënoi penalltinë e fundit të Argjentinës për të vulosur fitoren.

Messi vrapoi drejt tifozëve të Argjentinës ku përjetoi këtë. Më pas i lumtur dhe i gëzuar ra në krahët e nënës së tij e cila vrapoi pas tij dhe e befasoi.

Messi_Nëna

Vazhdimi i përkiste familjes së tij me gruan e jetës së tij dhe tre djemtë e tyre nuk ndaluan asnjëherë për ta përqafuar. Momentet që u zhvilluan ishin unike me të duke festuar si një fëmijë i vogël.

Shikoni fotot e Messit me familjen e tij

Messi_Family_Sons
Messi_Familja
Messi_Familja1
Messi_Familja2

“E dija që Zoti do të ma sillte këtë dhuratë, kisha një ndjenjë se ky Botëror ishte i duhuri” , tha ai.

“Më mori kaq shumë kohë, vuajtëm shumë, por ia dolëm. Mezi pres të jem në Argjentinë për të dëshmuar këtë çmenduri”.

Pavarësisht se me fitimin e Botërorit vulos karrierën e tij ndërkombëtare me trofeun më të madh, ai siguroi në deklaratat e tij në mes të atdheut: “Nuk po tërhiqem nga kombëtarja. Dua të vazhdoj të luaj si kampion”.

Related posts

E PABESUESHME/ E presin në Sllovaki, Hamsik drejt transferimit në Suedi pas aventurës kineze. ja shkaku…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Victoria Guimaraes. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

PLAS TEK ARSENALI/ Ramsey konfrontohet me Emeryn, nuk i pëlqen të luajë si…

Isa.Autor

Leave a Comment