Futboll Seria A Sport

DEBUTIMI SI DREJTUES NË CHAMPIONS/ Maldini: Nuk jemi ende në nivelin e më të mirave, por…

Debutim si drejtues për Paolo Maldinin në Ligën e Kampioneve ndaj një rivali që për të ngjall shumë kujtime. Drejtori teknik i Milani ka komentuar përballjen për mediat, duke vënë në dukje veçoritë emocionale të një sfide të nivelit të tillë.

Ishte kjo një nga ndeshjet tuaja më emocionuese si drejtues?

Është shumë emocionuese e jo vetëm për mua, por për të gjithë galaksinë milaniste. Vetëm kush e ka provuar, mund të kuptojë se çfarë emocionesh kanë të tilla përballje. Fakti që kam kontribuar sadopak për kthimin e Milanit në këtë turne më bën të ndjehem veçanërisht krenar.

Çfarë mund të synojë kjo skuadër?

Objektivi i përvitshëm është përmirësimi krahasuar me sezonin pararendës. Të mbyllim kampionatin mes katër të parave është synimi ynë kryesor. Nuk jemi ende në nivelin e më të mirave, por duhet të kemi ambicie dhe të konkurrojmë. Milani duhet të hyjë në çdo turne nga dera kryesore.

Çfarë ju tha Jyrgen Klopi?

U takuam dhe folëm për madhështinë e klubeve që përfaqësojmë. Ishte shumë i lumtur për kthimin e Milanit në Champions. Ka shumë respekt mes njerëzve që kanë përjetuar përvoja të tilla.

Sa i vështirë është një stadium si “Anfield”-i?

Sigurisht që është faktor. Kemi parë skuadrën tonë që në fundjavë dominoi Lacion. Thoshin se me studimin plot do të kishim vështirësi dhe se ecuria jonë ishte falë impianteve pa tifozë. Për shumë nga djemtë e Milanit kjo ishte përvoja e parë në këto nivele, e aq më tepër me tifozë dhe pasion të pabesueshëm.

I kishit dhënë ndonjë këshillë skuadrës përpara takimit?

Jo, asgjë të veçantë. Nuk duam të shpërfytyrohemi, por të luajmë gjithmonë me shpirtin tonë luftarak. Duhej kujdes sepse rrezikun e Liverpulit e njohin të gjithë. U munduam të shfrytëzonim gabimet e tyre dhe shanset që na u dhanë.

Related posts

Dani Alves kujton përmbysjen 6-1: Në Champions jemi ekip i virgjër…

F.autor

TRIUMFUAN NDAJ ATLETICOS/ Ja si Neymar feston titullin e “Katalanasve” në Instagram (FOTO)

Delo.autor

“KAM SHKUAR NË NJË MOMENT…”/ Immobile zgjedh fituesin e “Topit të Artë” dhe zbulon arsyen pse dështoi me Klopp

Delo.autor

Leave a Comment