Futboll Sport

DËNIM I ÇUDITSHËM NGA UEFA/ Trajneri i Eintrahtit mungon ndaj Fenerbahçes, ja shkaku…

Eintraht Frankfurt do të presë në fushën e vet Fenerbahçen në sfidën e parë të grupeve të Ligës së Europës me një mungesë të rëndësishme. Trajneri Oliver Glasner, nuk do të jetë në pankinë për shkak të një dënimi të çuditshëm që i ka dhënë UEFA e që për më tepër nuk ka lidhje me Eintrahtin.

Gjithçka ka të bëjë me të kaluarën e tij në radhët e klubit të Volfsburg. Nën drejtimin e tij, klubi i Volfsburg ka bërë për tre ndeshje një shkelje të rregullave të UEFA-s në aktivitete ndërkombëtare. Skuadra ka hyrë me vonesë në fushë pas pushimit të pjesës së parë dhe për klubin nuk kanë munguar gjobat nga ndërkombëtarët.

Por gjithmonë në raste të tilla, përgjegjës vlerësohet trajneri e duke u cilësuar përsëritës, atij i ka mbërritur vendimi për pezullimin me një ndeshje të radhës që do të drejtonte në Europë. Kjo ndeshje ka rezultuar të jetë ajo me Eintraht Frankfurtin e kësisoj, nesër Glasner do të ulet në tribunë, duke ia lënë drejtimin në pankinë asistentit të tij.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ Nuk njeh Stam, trajnerin e vet. Gafa e klubit amerikan bën xhiron e botës…

F.autor

“NUK E DI NËSE ISHTE PENALLTI E KRASNIQIT”/ Flet trajneri Marantas: Ja pse Fili nuk e nisi titullar…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus futet në garë me Barcelonën, ja objektivi numër një për sulmin…

Delo.autor

Leave a Comment