Futboll Sport

SHTANGU BOTËN E FUTBOLLIT ME FITOREN NDAJ REALIT/ Kur Sherif Tiraspol mposhtej nga Kukësi në “Elbasan Arena” (VIDEO)

Sherif Tiraspol, skuadra kampione e Moldavisë, shtangu botën e futbollit me triumfin e arritur ndaj Realit, mbrëmjen e djeshme në sfidën e vlefshme për grupet e Champions-it.

Një fakt interesant është se Sherif, në sezonet e fundit, goglat e kanë vendosur disa herë përballë ekipeve shqiptare. Rasti më i freskët është sezoni aktual, ku kampionat e Moldavisë, eliminuar Teutën në raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Sherifi arriti të triumfonte në të dyja përballjet ndaj durrsakëve, me rezultatin e përgjithshëm (5-0).

Ndërkohë në sezonin 2017-2018, skuadra moldave, u përball me Kukësin në raundin e dytë të Champions-it. Sherif arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 në shtëpi, teksa u mposhtë në “Elbasan Arena” nga verilindorët që asokohe drejtoheshin nga Ernest Gjoka me rezultatin 2-1, por ishin moldavët që kaluan më tej falë golit në fushë kundërshtare.

Në minutën e 81-të, Kukësi kishte shansin e artë për të shënuar golin e tretë, por Pero Pejiç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Related posts

Vokrri takim me Petkoviç, hap dyert për klube serbe

Sadik.Autor

COVID-19/ Rriten infektimet në Tokio, parashikohet një Olimpiadë në izolim

Delo.autor

“KNOCKOUT” PAS 7 SEKONDASH/ Rekord në boksin e femrave. Shikoni çfarë ndodh në ring (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment