Breaking News Futboll Sport

BAYERN MBRETËRON EUROPËN/ Coman dërgon në “ferr” sheikët e PSG

Makineri perfekte! Bayern Munich fiton Champions League dhe mbyll një ecuri të frikshme dhe për rekord në historinë e Kupës së Kampionëve, duke i fituar të gjitha ndeshjet nga faza e grupeve e deri në finale!
Heroi është djali i kristaltë, njeriu të cilit nuk i besoi Juventusi dikur, por e bëri ekipi gjerman: Kingsley Coman!

Një krosim i Kimmich dhe goditje me kokë që mposht Navas. Mjafton kaq për t’i dhënë Champions e 6-të në histori Bayern duke e vendosur baraz me Milan (7) dhe pas Real Madrid, 13!

Për Coman ky gol ka edhe një vlerë historike në Champions, duke qenë goli i parë i një ish-lojtari të ekipit kundërshtar (u rrit te PSG dhe iku te Juventusi)…

atë e errët për yjet Mbappe-Neymar, që kanë shpërdoruar pafund dhe kanë qenë të pasaktë atëherë kur duhej! Pikërisht ata të dy, vlera e të cilëve është 4-fish sa gjithë vlera me të cilën është ndërtuar Bayern Munich!
Eshtë edhe suksesi i Hansi Flick, që diti të ndërtonte një ekip “tanks”, që shkërmoqi çdo kundërshtar dhe ngriti trofeun në një vit pandemik!

Lewandowski nuk mundi të realizonte në finale, duke u ndalur nga shtylla…

Mbyllet kështu sezoni më i çmendur dhe i pabesueshëm i historisë së futbollit!

BAYERN FESTON, PSG NË LOT!

Related posts

SHKËLQEN NË KUPËN E RUSISË/ Bernard Berisha hero, i jep kualifikimin Akhmat Groznit me 10 lojtarë

Delo.autor

“Bobo” Vieri: Unë dhe ICARDI jemi ndryshe, sot të duhet një “Instagram” i mirë për të…

Isa.Autor

NDEZ ATMOSFERËN ENDE PA NISUR SFIDA/ Modric: Arroganca e Anglisë nuk vjen nga lojtarët, por nga…

Delo.autor

Leave a Comment