Futboll Kategoria Superiore Sport

DINAMO-LAÇI/ Shkëmbi i beson sulmin Çinedut me treshen Gavazaj-Mihana-Ibraimi (FORMACIONET ZYRTARE)

Dinamo dhe Laçi hapin sot javën në Kategorinë Superiore me një duel mjaft interesant mes dy skuadrash që e kanë nisur rrugëtimin e këtij sezoni në mënyra të ndryshme.

Dinamovitët fituan ndeshjen e parë dhe duan të konfirmohen edhe në të dytën kundër kurbinasve. Trajneri Shkëmbi nuk ka bërë asnjë ndryshim në krahasim me suksesin e pak ditëve më parë, duke i besuar Çinedu në sulm me treshen Gavazaj-Mihana-Ibraimi pas krahëve të tij.

Ndërkohë, te Laçi ka vetëm një lëvizje në krahasim me një javë më parë. Mazrekaj është në stol, pasi nuk është në formën më optimale dhe në vend të tij është i riu Sulovari nga minuta e parë.

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo: Harizaj, Siljanovski, Sofranak, Imami, Isaevski, Demiri, Sidibe, Mihana, Gavazaj, Ibraimi, Çinedu
Trajner: Bledi Shkëmbi

Laçi: Sherri, Roganoviç, Malota, Ignjatoviç, Velija, Deliu, Shehu, Lushkja, Sulovari, Guindo, Zarubica
Trajner: Dejan Vukiçeviç

Related posts

Dalipi në të njëjtën linjë me drejtorin Rama: Arbitrat bëhen protagonistë

Q.Autor

ARRITËN SUKSESIN ME KLUBIN ÇEÇEN/ Odise Roshi dhe Bernard Berisha kualifikojnë Akhmat Groznyn në Kupën e Rusisë

Delo.autor

PAMJE E TMERRSHME/ Neymar publikon FOTO si duket këmba e tij pas dëmtimit

Delo.autor

Leave a Comment