Futboll Premier League Sport

“DJAJTË E KUQ” NUK FITOJNË AS ME CR7/ Ja parashikimet e super-kompjuterit për Premier League…

Siç ndodh tashmë prej disa sezonesh, në Premier League i besohet edhe një super-kompjuteri për të kuptuar se cilat janë skuadrat favorite për fitoren e titullit.

Siç ka bërë të ditur Mirror, as rikthimi te Manchester United i Cristiano Ronaldo-s nuk duket të ketë ndryshuar fatin e kampionatit.

Në fakt, sipas të dhënave të mbledhura nga Infogol mbi parashikimet e renditjes përfundimtare, Djajtë e Kuq nuk do të jenë as mes tre skuadrave të para në fund të sezonit.

Manchester City duket se do të arrijë të mbrojë titullin, i ndjekur nga Chelsea dhe Liverpool. Për CR7 me shokë, vetëm një vend i katërt përpara Leicester dhe Tottenham.

Për sa i takon zonës së poshtme të klasifikimit, skuadrat që do të përfundojnë në Championship do të jenë Norëich, Ëatford dhe Crystal Palace.

Të shohim nëse super-kompjuteri do të ketë të drejtë ose nëse Cristiano Ronaldo do të arrijë të mposhtë parashikimet.

Related posts

E BUJSHME/ U shkarkua nga Bajerni, Julian Nagelsman nis kontaktet me gjigandin e Italisë

F.autor

BEFASON ME DEKLARATËN/ Louis van Gaal injoron : Të dyja skuadrat angleze janë më të mira se…

Delo.autor

Juvja theu Berishën me penallti, trajneri i Atalantës: Mëkat që…

Q.Autor

Leave a Comment