Futboll Premier League Sport

MUNGOI GJATË GJITHË SEZONIT TË KALUAR/ Van Dijk: Mendojnë se shtirem, por nuk dinë asgjë

Pas ka munguar praktikisht gjatë gjithë sezonit të kaluar, Virgil Van Dijk është kthyer në fushë me Liverpool-in dhe Holandën e tij.

Megjithatë, mes tifozëve holandezë ka akoma pakënaqësi dhe shqetësim sa herë që mbrojtësi duket se ndien ndonjë shqetësim në fushë, siç ka ndodhur në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së martës kundër Turqisë.

Edhe mes tifozëve rivalë, në fakt, ka patur disa pëshpërima dhe vërshëllima pas një goditje që ka marrë në kavilje Van Dijk në minutat e fundit të ndeshjes.

“Besoj se jam mirë. Njerëzit mendojnë se unë shtirem, por nuk dinë asgjë”, ka thënë qendërmbrojtësi pas ndeshjes.

“Mendojnë se jam i madh dhe i fuqishëm dhe kaq mjafton, por duhet të bëj kujdes në çdo lëvizje, kjo është arsyeja pse jam ulur me kujdes në fushë kur kam ndier shqetësimin në kavilje”.

Sipas Sky Sports, dëmtimi i pësuar nga Virgil nuk është shqetësues dhe bëhet fjalë vetëm për një goditje. Vetë lojtari ka qetësuar të gjithë në rrjetet sociale. Një sinjal i mirë për Holandën dhe Liverpool-in.

Related posts

(VIDEO) Arsenal në avantazh ndaj Newcastle, Ozil shënon një gol të ‘çmendur’

Q.Autor

“JAM I KËNAQUR QË KEMI ARRTUR OBJEKTIVIN”/ Memushaj bën batuta: Godas keq me të dyja këmbët, kam një moshë që…

Delo.autor

Roma dhe Crotone/ Verdhekuqët kalojn në avantazh

Q.Autor

Leave a Comment