Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Gruaja dhe “trajneri i gjumit”, zbulohen sekretet e bomberit Lewandowski

Anna Lewandowska është një ish-kampione karateje dhe një eksperte ushqimi. Por është edhe gruaja e Robert Lewandowski, që ka përfituar në vitet e fundit të karrierës nga sugjerimet e saj.

Sulmuesi polak, sipas Times, ndjek një lloj diete të përmbysur: e nis vaktin me ëmbëlsirën, më pas ha pak oriz me mish ose peshk, para se ta mbyllë me një sallatë ose supë.

Dieta e tij konsiston kryesisht në makarona dhe perime. Por Anna nuk është i vetmi person që kujdeset për sulmuesin e Bayern.

Çifti, në fakt, kanë një “mjeshtër të gjumit”, që ka detyrën t’i ndihmojë në menaxhimin e kohës së pushimit gjatë ditës. Në mënyrë që gjithçka të jetë sa më cilësorë, nuk lejohen ekrane dhe drita blu në dhomën e gjumit, ku temperatura nuk i kalon kurrë 21 gradët.

Related posts

ZBULOHET SEKRETI/ Neville: Mourinho, i pafajshëm! Ja cili është problemi i Man United…

Isa.Autor

TRAJNERI I ROMËS “NË FIJE TË PERIT”/ Reali dhe Interi vendosin fatin e Di Francescos

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Liverpool takohet me agjentin Raiola, nis tratativat për super yllin…

Delo.autor

Leave a Comment