Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ylli Salah ultimatum Liverpool. Më shumë se dyfishim i pagës, ose nuk rinovon

Mohamed Salah, i cili ka edhe dy vite në kontratën aktuale me Liverpool, ka kërkuar rritje të konsiderueshme të pagës për të rinovuar me klubin anglez. Sipas “The Mirror”, 29-vjeçari dëshiron ta shohë performancën e tij në fushë të shpërblehet. Për këtë, ai i ka kërkuar Liverpool-it që të paguhet shumë më tepër se merr aktualisht.

Egjiptiani është lojtari i dytë më i paguar në skuadrën e udhëhequr nga Jurgen Klopp, vetëm pas Virgil van Dijk, i cili fiton pak më shumë se një milion nga sulmuesi. Sipas informacioneve nga Anglia, Salah do të shkonte nga marrja e 11 milionë eurove aktualisht te 28 milionë euro në vit, me kontratën e re.

“Topi” tani është në fushën e Liverpool, i cili do të duhet të peshojë nëse do të pranojë kërkesat e njërit prej yjeve të vet apo do të heqë dorë nga egjiptiani. Real Madridi dhe PSG janë vetëm disa nga klubet e interesuara për shërbimet e Mohamed Salah, por deri tani pa sukses. “Los Blancos”, të vendosur për të nënshkruar me Mbappe më 2022, mund ta lënë PSG vetëm në garën për egjiptianin, nëse Liverpool vendos që cikli i Salah në “Anfield” të ketë përfunduar.

Related posts

DËSHTUAN NË BOTËROR/ Lëv ka në listën e SKARCIMEVE edhe dy lojtarët e BAYERNIT

Isa.Autor

Ruud Gullit: Milan duhet të fitoj Kupën e Italisë, sepse ciklet e reja kanë nevojë për një trofe

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Japoni-Poloni, aziatikët kanë tre rezultate në dispozicion

Sadik.Autor

Leave a Comment