Futboll La Liga Sport

“ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ As Zidane dhe as Guardiola, Mesfushori Kroos zgjedh trajnerin më të mirë

Toni Kroos është rrëfyer për SportBild dhe ka zbuluar se cili trajner e ka ndihmuar më shumë të bëhet një nga mesfushorët më të fortë në botën e futbollit.

Gjermani i Real Madrid nuk ka përmendur as Zinedine Zidane dhe as Pep Guardiola, respektivisht trajnerët e tij te Los Blancos dhe te Bayern Munich.

Për 30-vjeçarin më i miri është Jupp Heynckes.

“Kam pasur shumë trajnerë të mirë. Viti që kam kaluar me Pep ka qenë i jashtëzakonshëm dhe më ka ndihmuar të rritem shumë”, ka thënë Kroos.

“Vitet e kaluara këtu te Real Madrid me Zinedine Zidane kanë qenë më të suksesshëm. Por nëse duhet të  zgjedh trajnerin më të mirë, duhet të them Jupp Heynckes”.

“Më ka ndihmuar të siguroja vendin tim te Bayern Munich, falë tij jam bërë një lojtar i klasit të parë”.

Related posts

I THUR ELOZHE TALENTIT TË DORTMUND/ Lewandowski: Erling Haaland mund të bëhet i miri në botë

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI I MADH po rikthehet, SULMUESI brazilian më pranë “DJALLIT”

Isa.Autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË Uzuni: Jam në kulmin e karrierës. Po jap maksimumin me Kombëtaren dhe…

Delo.autor

Leave a Comment