Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Zbulohet prapaskena e merkatos tek Milan dhe pse u prish transferimi me yllin Albero

Pas lamtumirës së Hakan Calhanoglu me një transferim falas, prej kohesh u fol për ardhjen e një mesfushori të ri sulmues te Milani.

Natyrisht ndodhi konfirmimi i Brahim Diaz, por tifozet po prisnin edhe një goditje tjetër në rol.

Në fund të merkatos erdhi Junior Messias, i cili është një sulmues i cili mund të luajë edhe si playmaker, por jo pikërisht përforcimi që prisnin tifozët e Milanit. Braziliani do të duhet të bindë skeptikët.

Dhe Stefano Pioli, në mungesë të Brahim Diaz, gjithashtu mund të vendosë të ndryshojë rreshtim dhe të mos fusë në lojë një fantazist. Ai punoi shumë në module alternative të provuara dhe të testuara 4-2-3-1.

Luis Alberto ishte ndër mesfushorët sulmues qe donte Milani gjatë merkatos se fundit. Në veçanti, në fillim të verës, kur dukej se kishte një fërkim mes lojtarit dhe Lazios, spanjolli 28-vjeçar donte një ndryshim të klubit dhe do të kishte pëlqyer një lëvizje te fanella kuqezi.

Ai mbërriti në kampin stërvitor disa ditë me vonesë, duke zemëruar klubin dhe vetë Maurizio Sarri.

Gazeta Tuttosport shpjegon se Milani kreu një sondazh për Luis Alberton, por në fakt negociatat nuk filluan kurrë. Claudio Lotito, gjithashtu i mërzitur nga qëndrimi i lojtarit të tij, vendosi çmimin në 50 milionë euro. Në këtë shifër ishte e pamundur që Paolo Maldini dhe Frederic Massara të hynin në ndonjë negociatë.

Madje, në 5 ditë, para se Brahim Diaz te kthehej te Milani dhe t’i jepej fanela me nr.10, Luis Alberto shpresoi te vishej kuqezi dhe te behej ai padroni i asaj fanele.

Related posts

SFIDA NDAJ M’GLADBACH NË CHAMPIONS/ Conte: Ne e dimë që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por…

Delo.autor

SHQIPËRI-ANGLI/ Policia merr masat, bizneset e vendosura në stadiumin “Air Albania” do të mbyllen para ndeshjes

Delo.autor

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ De Ligt zbulon: Zgjodha “Zonjën e Vjetër” për arsye se…

Delo.autor

Leave a Comment