Futboll Kategoria Superiore Sport

PRET NJË TJETËR AFRIM NË KLUB/ Laçi gati akordin me mesfushorin që e mbylli me Bylisin, ja emri…

Afrimi i fundit i Laçit në merkaton e verës mund të jetë mesfushori i lindur në Lezhë, Serxho Ujka, i cili ka qenë pjesë e kurbinasve në sezonin 2018-2019.

“Panorama Sport” mëson se mes 23-vjeçarit dhe drejtuesve të klubit bardhezi ka pasur bisedime së fundmi dhe ai mund të vijë në Laç si futbollist i lirë.

Vetëm dy ditë më parë ai tërhoqi dokumentacionin te Bylisi, duke prishur kontratën me konsensus.

Ujka ka qenë pjesë e ballshiotëve në tri sezonet e fundit, duke luajtur në Superiore 54 ndeshje.

Mesfushori ka shkëlqyer me fanellën e Bylisit dhe në rast se i bashkohej Laçit do të shtonte edhe më tepër konkurrencën në këtë repart te skuadra e drejtuar nga malazezi Dejan Vukiçeviç.

Ujka është lojtar i lirë dhe mund të federohet në çdo moment, por gjithsesi në ditët në vijim do të mësohet nëse lojtari do të firmosë ose jo me Laçin.

Kujtojmë që në merkaton e verës kurbinasit bënë plot nëntë afrime, pikërisht emra si Saliu Guindo, Klinti Qato, Bashkim Velija, Mario Dajsinani, Marko Roganoviç, Renato Ziko, Dejan Zarubica, Ilirid Ademi dhe Viktor Velkoski.

Përqendrimi i klubit këtë herë ishte tregu i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Fakti që edhe trajneri është nga vendi fqinj, jo më kot janë bërë afrime si Roganoviç dhe Zarubica, të cilët njihen mjaft mirë nga Vukiçeviç.

Laçi ka ruajtur në masën 70% grupin dhe këtë sezon pretendon sërish titullin kampion.

Related posts

VIDEO/ Arbitri bën gafë amatore! ‘Offside’ më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja data e transferimit të Hazardit drejt Real Madridit

Delo.autor

Rrëfehet LeBron James/ Kjo është humbja më e hidhur e karrierës time

Sadik.Autor

Leave a Comment