Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Xavi tek Barcelona, e kishte parashikuar kontratën në Katar me një klauzolë qesharake

Çavi Hernandez është një hap larg kthimit te Barcelona, tashmë si trajner i skuadrës katalanase. Praktikisht të gjithë po presin shkarkimin e pashmangshëm të Ronald Kuman, i cili është në krisje të hapur me klubin dhe rezultatet që nuk përligjin emrin e skuadrës.

Aktualisht, ish-mesfushori është në pankinën e Al Sad në Katar, por do ta ketë shumë të lehtë që të largohet nga aty edhe pse po fiton trofe pas trofeu me të dhe ka thuajse një vit pa u mposhtur në futbollin vendas. Çavi e kishte parashikuar që një ditë Barcelona do të vinte të trokiste në derën e tij e si rrjedhojë, kishte vënë që në fillim në kontratën e tij me Al Sad një klauzolë speciale.

Kështu, në rast se katalanasit e kërkojnë zyrtarisht, ai është i lirë që të shkojë të marrë drejtimin e ekipit, duke paguar një klauzolë të cilën burime të “AS’ e kanë klasifikuar si “qesharake”. Kjo klauzolë hyn në fuqi vetëm nëse është Barcelona që e kërkon, nuk vlen për klube të tjera.

Tani të gjithë presin që Laporta t’i japë lamtumirën Kuman dhe të emërojë në pankinë ish-mesfushorin, pasi në ditët e fundit të gjithë emrat e  tjerë që kanë qarkulluar si Martinez, Pirlo, Henri apo Konte, kanë zbuluar se realisht nuk kanë pasur asnjë lloj kontakti me katalanasit.

Related posts

Shënoi një EUROGOL ndaj Alaves, shihni çfarë shkruan Messi pas ndeshjes

Q.Autor

“EL CLASICO”/ Modric është “MAGJIK”, Real Madrid hipotekon fitoren (VIDEO)

Delo.autor

GATI SULMI “ATOMIK” I JUVENTUS/ Sarri del më në fund te loja e tij

F.autor

Leave a Comment