Futboll Sport

MESFUSHORI PAQUETA MORI KARTON TË VERDHË PËR NJË DRIBLIM/ Neymar: Po i vjen fundi “Joga Bonito” (FOTO)

Ndeshja e mbrëmshme mes Olimpik Lionit dhe Trua në kampionatin francez pa në fundin e saj një episod shumë interesant, sa edhe të çuditshëm. Ish-mesfushori i Milanit, Lukas Pakueta, tashmë pjesë e Lionit, u mundua të driblonte në shtesë një kundërshtar duke i kaluar topin mbi kokë me finte.

Për këtë gjest teknik ai fitoi një… karton të verdhë. Gjyqtarja Stefani Frapart me sa duket e cilësoi të tepruar një veprim të tillë kur ishin minutat shtesë të takimit, edhe pse Pakueta e tenton shpesh një gjë të tillë në ndeshje. Ndaj ajo i tregoi kartonin e verdhë, mes çudisë të të gjithëve.

Një ngjarje që ka acaruar edhe bashkëkombësin e Pakueta, Nejmar, i cili duke lënë pas rivalitetin mes PSG dhe Olimpik Lion, i ka dalë në mbrojtje. “Shumë i trishtuar për këtë episod, një i verdhë për faj të një driblimi. “Carretilha” (biçikleta) është një gjest teknik, pavarësisht minutës në të cilin ndodh. Vitin e kaluar më ndodhi mua, këtë vit i ndodh Pakueta. Të them të drejtën nuk e kuptoj arsyen! Të famshmes “Joga Bonito” (lojë e bukur) po i vjen fundi”, shkruante Nejmar në rrjetet sociale.

Related posts

NË KOHË PANDEMIE/ Ky është shteti që hap dyert e stadiumit të inaguruar për 20 mijë tifozë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ U eliminua nga Europa League, Kukësi shkarkon trajnerin Gjoka (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Reali barazon sfidën. Shpëtimtari i “Blancos” gol me kokë

Q.Autor

Leave a Comment