Futboll Sport

PAMJET/ Grusht dhe shkulje flokësh në futbollin e femrave, gjyqtarit nuk ia mban të ndërhyjë

Futbolli në Amerikën e Jugut ka dhuruar shpesh skena dhune. Por pakkush priste që dhuna të kalonte në këto nivele në futbollin e femrave. Në ndeshjen mes Godoi Kruz dhe Las Pumas, të dy skuadrat janë përfshirë në një sherr masiv në mes të fushës.

Pas një dyluftimi, dy lojtare u përballën njëra me tjetrën. Në fillim nisën me shtyrja e pastaj fluturuan grushtet dhe kapjet nga flokët, me pjesëtaret e dy skuadrave që nuk kursyen asgjë ndaj njëra-tjetrës, duke u përfshirë edhe futbollistet që vinin nga stoli.

Askush nuk u përpoq t’i ndante, aq më pak gjyqtari i sfidës, i cili qëndroi pa lëvizur duke parë nga larg se si vajzat e të dy skuadrave ziheshin me njëra-tjetrën në një skenë kaotike dhe të pazakontë.

Related posts

“Po vjen në shtëpi”, Pogba tall tifozët e Anglisë si kampion bote

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Arsenal-Brighton. Rezultati 1-2

Delo.autor

“KEMI BËRË NJË RRUGË TË GJATË PËR TË ARRITUR DERI KËTU”/ Solkjaer: Ne nuk konsiderohemi si pretendentë për…

Delo.autor

Leave a Comment