Futboll Premier League Sport

E TRISHTË/ Futbolli britanik në zi, shuhet në moshën 81-vjeçare golashënuesi i madh anglez

Ish-sulmuesi i Totenhemit dhe Çelsit, Xhimi Grejvers, i njohur si një nga golashënuesit më të mëdhenj të futbollit anglez që ka prodhuar ndonjëherë, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare për shkak të një sëmundjeje.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Totenhemit me anë të kanaleve të saja zyrtare ku njoftoi se golashënuesi i tyre rekord i të gjitha kohërave dhe një nga lojtarët e tyre më të mëdhenj në historinë e klubit u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së ditës së sotme.

Lojtari kampion Bote me Anglinë në vitin 1966 ishte në gjendje të dobët shëndetësore që kur pësoi një goditje në tru në vitin 2015. Me nofkën “Greavsie”, ai ishte golashënuesi më i madh i brezit të tij, duke shënuar 447 gola gjatë karrierës së tij në klub, përfshirë 266 gola për Tottenhamin, 132 gola për klubin londinez të Çelsit dhe 44 gola në 57 ndeshje për Anglinë.

Gjatë karrierës së tij tek Totenhemi, Grejvers fitoi “FA Cup” dy herë gjatë viteve 1960. Ai lë pas gruan Iren, katër fëmijë Lin, Mitzi, Deni dhe Endrju së bashku me 10 nipër e mbesa.

Related posts

Skuadra kineze me komunikatë zyrtare për Iniestan

Q.Autor

Trajneri i Italisë, Costacurta ngulmon për të bindur Ancelottin

Sadik.Autor

Kombëtarja vuan për sulmues, Salihi merr një çmim prestigjoz në Austri

Sadik.Autor

Leave a Comment