Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

ERZENI-DINAMO/ Lapiteni Troplini sfidon blutë: Gati për 18 herë kampionët

Pas humbjes së pësuar të shtunën e kaluar në Shijak ndaj Bylisit, një tjetër ndeshje e vështirë i pret sot shijakasit në stadiumin “Tofik Jashari”, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Përballë Erzenit do të jetë Dinamoja Superiore dhe ndeshja parashikohet e vështirë, por shijakasit do të reagojnë pas lojës së dobët me Bylisin. I pyetur për këtë ndeshje, kapiteni i Erzenit, Rejnaldo Troplini, thotë:

“Pavarësisht se patëm pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur dhe kjo vlen për të gjitha ekipet, i kemi shfrytëzuar maksimalisht seancat stërvitore.

Jemi të gatshëm për t’u ballafaquar me 18 herë kampionët e Shqipërisë, Dinamon, pavarësisht se është ndeshje Kupe. E kemi vlerësuar këtë takim dhe do të japim maksimumin. Jemi të mobilizuar për të bërë një lojë më të mirë dhe synimi ynë është fitorja, për më tepër kthesa e duhur nga e shtuna e kaluar përballë Bylisit në kampionat”.

Related posts

SFIDA NDAJ OLYMPIACOS/ Kuqezinjve do t’u mjaftonte barazimi, por mund të…

Isa.Autor

U MBLODHËN TË BËNIN TIFO PËR TIRANËN JASHTË STADIUMIT/ Policia procedon penalisht gjashtë tifozë. Ja detajet

Delo.autor

MUND TË PENGOJË TRANSFERIMIN/ Ka frikë së mos i mbetet “në derë”, ja vendimi që merr Milani për Higuain

Delo.autor

Leave a Comment