Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Betis fiton me përmbysje të “çmendur”, Strakosha i dhuron fitoren Galatasaray-t

Janë mbyllur tetë ndeshjet e para të fazës me grupe të Europa League që janë luajtur në orën 18:45.

E ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën europiane Lazio dhe Thomas Strakosha.

Bardhekaltrit, në fakt, janë mundur 1-0 në fushën e Galatasaray për shkak të një gafe të portierit kuqezi në minutën e 67-të.

Fitore e bujshme për Betis, që ka mundur 4-3 Celtic-un e Albian Ajetit pasi ka kaluar në disavantazh të dy golave, me lojtarin me origjinë shqiptare që ka realizuar golin e parë të sfidës.

Buzëqesh edhe Leverkusen, që ka mundur 2-1 në shtëpi Ferencavaros-in e Uzunit.

West Ham ka mundur 2-0 Dinamon e Zagrebit në Kroaci, ndërsa Marseille ka barazuar 1-1 në Rusi, me Lokomotivën e Moskës që ka gjetur golin në fundin e ndeshjes pavarësisht se ka qenë me 10 lojtarë.

Related posts

Vangjeli u bën thirrje tifozëve: Do e tregojmë sesa të fortë jemi

Sadik.Autor

REVOLUCION NË EKIP/ Reali kërkon të largojë Odegaard, ja sa duhet të paguajë Arsenal për ta marrë…

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Uells. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment