Futboll Premier League Sport

“FERGUSON, SI BABA PËR MUA”/ Ronaldo: Solskjaer mund të mbështetet tek unë për çdo gjë

Cristiano Ronaldo kthehet të flasë pas largimit nga Juventusi dhe e bën këtë, për herë të parë, duke veshur fanellën e Manchester United. Ai e quan rikthimin në Old Traford si në shtëpi.

“Jam i kënaqur që jam kthyer në shtëpi pas 12 vitesh dhe mezi pres të luaj ndeshjen e parë. Ishte vendimi më i mirë që mora. Unë ika nga Juve për në Manchester, është një kapitull i ri në jetën time me të cilin jam shumë i lumtur, dua të bëj histori dhe të ndihmoj ekipin për të fituar trofe të tjerë” – u shpreh fillimisht Ronaldo.

Cristiano foli edhe për ndikimin e trajnerit legjendar Sir Alex Ferguson në rikthimin te Manchester United:

“Siç e dinë të gjithë, ai ishte vendimtar kur nënshkrova kontratën time të parë me Manchester. Ai është si baba për mua, më mësoi shumë gjëra, ne kemi mbajtur gjithmonë kontakte dhe ka luajtur një rol thelbësor në kthimin tim këtu”.

Gjatë fjalës së tij Ronaldo i dha një mesazh edhe trajnerit Solskajer, duke i thënë se mund të mbështetet për çdo gjë. Në fund një përshëndetje speciale për tifozët, duke u thënë se i ka për zemër.

Related posts

SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ Kosova, për herë të parë në histori luan me Spanjën. Ja kundërshtarët e “Dardanëve”…

Delo.autor

Kupa e Shqipërisë i lë “targën” SUPERLIGËS, pjesëmarrje masive në ndeshjen që nuk e priste askush

Isa.Autor

I DHUROI BAYERN TROFEUN E SUPERKUPËS SË EUROPËS/ Mesfushori Martinez: Ishte njësoj si në 2013

Delo.autor

Leave a Comment